Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në pjesën e parë të ditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, njofton Meteo Kosova, përcjellë Front Online.
Gjatë orëve të pasditës, e sidomos në mbrëmje pritet reshjet të intensifikohen, të cilat kryesisht do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.Të reshurat do të jenë në formë frontale dhe me lëvizje të ngadalshme, me drejtim perëndim-lindje, kjo e fundit duke arritur pas mesnate.





