VENDI

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2022, 07:54

Mot më stabil gjatë javës, me diell e vransira. Të hënën me mundësi për riga lokale shiu.

Kështu ka parashikuar “Prishtina Weather”, për motin që do të mbajë sot dhe gjatë javës në Kosovë.

Temperaturat pas rënies në fillim të javës shënojnë rritje deri në 30C ditën e enjte.

Datat:

12.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë.

13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vransira kalimtare.

14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika