Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe këtë javë vendi mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Instituti njofton se i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet , duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.






