Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe shumë më i këndshëm se ditët që lamë pas për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i cili po kushtëzon ulje të temperatruave.
Parashikimi i motit: Në disa vende do ketë rrebeshje shiu

Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku më së shumti gjasa për rrebeshe të fuqishme shiu do të ketë veriperëndimi dhe perëndimi i Kosovës, lokalisht edhe ndonjë rajon tjetër.
Në rethinën e Pejës, Istogut, Junikut dhe Deçanit mund të ketë ndonjë rrebesh të fuqishëm shiu me vetëtima dhe bubullimë duke mos përjashtuar edhe disa rajone tjera.
Rrebeshe të fuqishme shiu nesër priten edhe në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera pritet mot pak më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.Ditëve të ardhshme pritet mot pak më i këndshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale=afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

