Mot i qëndrueshëm parashihet të mbajë edhe në ditët e ardhshme mbi vendin tonë. Nga sot në mëngjes sërish priten ngrica të thella, e nga dita e premte do të ketë periudha të vransirave dhe kthjellimeve, e në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje.
Ditën e diel, orëve të mbrëmjes edhe paraqiten kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e ditën e hënë shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Reshje bore priten vetëm në vise të larta malore.
Në ditët vijuese, do të dominojnë periudhat e qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim të mirë ajror, ndotësit shpërndahen, e vende-vende vlerat e indeksit do të kalojnë në të pranueshme.





