LAJME

Parashihen reshje shiu e bore në fundjavë

Parashihen reshje shiu e bore në fundjavë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Nëntor 2025, 14:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbizotërojë mot me reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës në Kosovë.

Të shtunën, 29 nëntor, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë e në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë celsius.

Ndërkaq një ditë më pas, të dielën, parashihet mot i vranët me temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 2-5 gradë celsius.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika