Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A.- Njësia e Suharekës ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është paraqitur turbullirë e ujit të pijshëm në stacionin e pompave në Studenqan.
Paraqitet turbullirë në ujë në Suharekë, “Hidroregjioni Jugor” rekomandon mospërdorimin e tij deri në njoftimin e radhës

“Për arsye sigurie dhe deri në përfundimin e analizave laboratorike nga monitorimi i cilësisë së ujit, rekomandohet që uji të mos përdoret për pije deri në njoftimin e radhës. Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë të sigurt për konsum. Për çdo ndryshim apo përmirësim të gjendjes, do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve tona zyrtare të informimit”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

