LAJME

Parandalohet kontrabandimi i substancës narkotike në Burgun e Dubravës

Parandalohet kontrabandimi i substancës narkotike në Burgun e Dubravës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2023, 15:47

Qendra Korrektuese e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandimin e një sasie substance narkotike në Burgun e Dubravës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:40.

“Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të komofluara në të cilat dyshohet se është fshehur subëstancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq policia ka bërë konfiskimin e mallit dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet tutje në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika