LAJME

Parandalohet kontrabanda me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Parandalohet kontrabanda me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2024, 16:19

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë një vizite familjare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një qese me substanca të dyshuara narkotike të fshehura në rrobat e sjella nga familjarët për një të paraburgosur.

Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo bastisje është kryer në dhomën e të paraburgosurit, ndërsa procedurat e brendshme hetimore vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thekson ShKK

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika