2400 litra alkool etilik janë parandaluar të futen në Kosovë në mënyrë të kontrabanduar.
Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës, kanë arritur të ndalojnë një mjet në të cilin janë hasur mallra të kontrabanduara me origjinë nga Serbia.
Ndërsa, vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro.
Kurse, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.
Komunikata e plotë:
Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik.
Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.
Pas ndalimit dhe kontrolliit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra. Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Front Online

