LAJME

Parandalohet kontrabanda e 250,000 copë cigareve pa banderola

Parandalohet kontrabanda e 250,000 copë cigareve pa banderola
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2022, 10:43

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë parandaluar kontrabandën e 250.000 copë cigareve pa banderola.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se rasti ak ndodhur në magjistralen Prishtin-Pejë.

Komunikata e plotë:

Parandalohet futja cigareve të kontrabanduara

Prishtinë 27 gusht, oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrabanduara.

Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.

Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigarette) janë sekuestruar./Front Online

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika