LAJME

Paralajmëron Rakiq: Do të kemi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës

Paralajmëron Rakiq: Do të kemi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2022, 17:39

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

“Deri në mëngjes kemi pasur një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq. Në atë takim ishin të pranishëm ministrat, kryeministri dhe drejtori i zyrës për Kosovë e Metohi. Ndoshta ishim të lodhur, por kur pamë shqetësimin e presidentit Vuçiq dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga Prishtina, asgjë nuk ishte e vështirë për ne. Asnjë marrëveshje nuk është arritur në Bruksel dhe Prishtina është shprehimisht përgjegjëse për këtë”, tha Rakiq.

Sipas tij, serbët nga Kosova duan vetëm paqe dhe kërkon që të mos rriten tensionet dhe të mos përdoret forca kundër serbëve.

“Ne serbët nga Kosova vetëm kërkojmë që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen ashtu siç është rënë dakord në Bruksel… Ne duam të jetojmë në paqe, të jemi vetëm dhe të qëndrojmë në vatrat tona shekullore”, tha Rakiq. /N1/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika