Rritja e çmimit të naftës do të mund të ndikojë negativisht edhe tek çmimi i biletave të autobusve.
Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, njëherit kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve kanë kontribuar shumë për qytetarët e Kosovës, edhe pse ka pasur rritje të çmimit të naftës, por nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave.
“Rritja e çmimit të naftës ditët e fundit godet rëndë operatorët e transportit të udhëtarëve. Jemi i vetmi vend në botë që në këtë kohë pandemie nuk kemi pasur mbështetje nga institucionet” tha Kurtishaj në një intervistë për emisionin IMAZH.





