- Reklama -

Paralajmërohet shi dhe borë të enjten, temperaturat në rënie

Të enjten, në Kosovë pritet të ketë reshje shiu dhe bore që do të nisin nga orët e para të mëngjesit dhe pritet të jenë herë pas here më të intensifikuara.

Në zonat më të larta, reshjet do të përbëhen kryesisht nga bora.

- Reklama -

Pasdite, pritet që reshjet të pushojnë në disa zona, veçanërisht nga perëndimi dhe veriu.

Temperaturat minimale do të luhaten mes 2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale në rrafshin e Kosovës do të mbeten rreth 3°C, dhe në Dukagjin do të arrijnë deri në 6°C apo 7°C.

Do të fryjë një erë e ftohtë veriore dhe verilindore, me intensitet të lehtë deri mesatar prej 4-9 m/s.

Të premten, moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë dhe kryesisht i vranët, me mundësi të ndonjë rrebeshi të lehtë bore.

Temperaturat maksimale pritet të jenë mes 3°C dhe 5°C.

Të shtunën, vranësirat do të shpërndahen gradualisht, ndërsa të dielën pritet më shumë diell dhe temperaturat do të rriten, duke arritur deri në 10°C dhe 12°C.

Temperaturat minimale mund të zbresin deri në -2°C apo 0°C, ndërsa erërat verilindore do të mbeten me intensitet të lehtë deri mesatar prej 4-9 m/s.

Nesër, reshjet do të ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajror, duke e mbajtur indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme.

Ndërsa nga e premtja në mbrëmje, me qetësimin e erërave, ndotësit do të qëndrojnë më afër sipërfaqes, duke bërë që indeksi të kalojë në vlera të dobëta.

E shtuna mund të shënojë indekse të dobëta gjatë ditës, herë pas here duke kaluar edhe në shumë të dobëta, raporton Mendimi për Motin, transmeton Telegrafi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort