Vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteranë të luftës dhe jo 60 mijë, është paralajmëruar pastrimi i listave.
Në një takim që Kurti ka pasur të premten me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është arritur dakordimi për bashkëpunim për pastrimin e listës.
“U diskutua edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë lidhur me takimin Kurti – OVL e UÇK-së.





