LAJME

Paralajmërohet grevë nga kardiologët invazivë, kundërshtojnë kthimin në kardiologji

Paralajmërohet grevë nga kardiologët invazivë, kundërshtojnë kthimin në kardiologji
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2022, 12:29

Kardiologët invazivë kanë paralajmëruar grevë në shenjë kundërshtimi për t’u rikthyer në kardiologji.

 

Qëllimi i kësaj greve është kundërshtimi i plotësim/ndryshimit të statusit të ShSKUK-së I cili parasheh ndarjen e Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji.

Kjo grevë paralajmëruese do të mbahet të mërkurën më 4 maj, me fillim të orës 11:00 dhe zgjat 1 orë.

Greva do të mbahet para klinikës, transmeton Klan Kosova.

Të premten e kaluar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi i mblodhi të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës.

Arsyeja ishte kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Rifta Latifi, që rikthen shërbimin e kardiologjisë invazive te klinika e kardiologjisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika