LAJME

Paralajmërohen protesta dhe greva nga 8 nëntori nga disa prej punëtorëve të sektorit privat

Paralajmërohen protesta dhe greva nga 8 nëntori nga disa prej punëtorëve të sektorit privat
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2023, 17:26

Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se mund të ketë protesta dhe greva nga disa punëtorë që janë pjesë e kësaj sindikate.

Në grevë mund të shkojnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, punëtorët teknik të Qendrës së Studentëve dhe ata të Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Më 8 nëntor do të merret vendimi nëse do të protestojnë apo do të mbajnë grevë”, ka thënë Azemi për Klankosova.tv.

Ai është shprehur se kërkesat e tyre janë rritja e pagës minimale dhe krijimi i kushteve më të mira të punës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika