Në pikën kuftiare të Merdares për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 20 minuta, derisa kolona është e gjatë deri në 60 metra. Gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë dhe nuk ka kolonë.
Javë më parë një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë arritur në Kosovë nga Zvicra e Gjermania.Numri i madh i tyre në Kosovë erdhi pas lirimit të masave kundër koronavirus, ku Zvicra në javët e para të tetorit kishte hequr Kosovën nga lista e karantinimit.
Ndërkaq tash kur është lajmëruar kufizimi i të gjitha masave në Europë, si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Holandë, bashkëatdhetarët duket se janë nisur në drejtim të këtyre vendeve europiane.






