Pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), për sot ka paralajmëruar stuhi lokale me bubullima, me rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, edhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dal me disa rekomandime për qytetarët.
IKSHPK-ja rekomandon që, sapo të dëgjohet bubullima, qytetarët të futen menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet dhe të mos presin që reshjet të intensifikohen.
Po ashtu, këshillohet të shmanget qëndrimi në fusha të hapura, kodra dhe hapësira sportive, si dhe të mos qëndrohet nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve të larta, pasi ato rrisin rrezikun e goditjes nga rrufeja.





