Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “dhunimi në vazhdimësi”, dhe “sulm seksual”.
Prokuroria përmes një komunikatë për medie njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur.
“Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.





