- Reklama -

Para lojës me Moldavinë, Hoti, Jahjaga dhe Vlora Dumoshi bëhen bashkë për kampanjën ‘Bëhu zëri im’

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, kanë vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes që pritet të zhvillohet mes Kosovës dhe Moldavisë, prej orës 20:45.

Dumoshi ka folur për iniciativen që tifogrupi i Kosovës Dardanët e kanë ndërmarrë për t’iu dalë në mbrojtje viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

- Reklama -

“Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë”.

Postimi i plotë:

Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë.

Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe!

Përpara djema

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa vende nga rajoni Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort