- Reklama -

Para aksionit në Banjskë, Policia gjeti armë pa leje në katër shtëpi të fshatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e javë sa kaluar, në katër raste të ndara në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka gjetur armë pa leje.

Në të gjitha rastet thuhet se armët janë konfiskuar dhe po vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt.

- Reklama -

Sipas Policisë së Kosovës në një shtëpi janë gjetur një pushkë “karabin” dhe një pushkë ajrore.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë ‘Karabin’ me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin tjetër është gjetur një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë. “Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin tjetër është gjetur një pushkë “karabin”.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë ‘Karabin’ pa municion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në një tjetër rast Policia ka gjetur një pushkë gjuetie me 10 fishekë.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide”, thuhet në raportin e Policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort