• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Papërgjegjësia parlamentare, dështojnë dhjetëra ligje e projektligje në procesin e votimit

tvprizreni by tvprizreni
November 21, 2020
in LAJME, VENDI
0
Papërgjegjësia parlamentare, dështojnë dhjetëra ligje e projektligje në procesin e votimit
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

27 projektligje janë duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës. E gjatë këtij viti organi më i lartë legjislativ në vend ka arritur që t`i miratojë vetëm 13 sosh. Edhe më keq qëndron puna me sesionin vjeshtor të Parlamentit. Gjatë këtyre dy muajve prej kur ka filluar ky sesion, Kuvendi nuk ka arritur që të miratojë as edhe një projektligj, përveç tri marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Agnesa Haxhiu hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

“Sa i përket projektligjeve, numri total i projektligjeve që janë̈ aktualisht në procedurë në Kuvend është̈ 27, ndërkaq numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti është 13.Për këtë̈ periudhë raportuese, pra prej fillimit të sesionit vjeshtor Kuvendi nuk ka miratuar asnjë̈ ligj përjashtim tri marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ajo për Express.

Ngecje sipas Haxhiut ka pasur edhe në punën e Qeverisë. Ajo pohoi se janë edhe 103 ligje të tjera që Qeveria as që ka arritur që t`i sjell në Kuvend për shqyrtim.

“Aktualisht për miratim në shqyrtim të dytë në seancë është̈ projektligji për rimëkëmbje ekonomike i cili për shkak të mungesës së kuorumit ende nuk është̈ hedhur në votim. Kurse nga agjenda legjislative e qeverisë janë edhe 103 ligje që nuk i ka sjellë ende në Kuvend për shqyrtim”, ka thënë Haxhiu.

Për opozitën, mungesa e numrave është shkaku kryesor pse Kuvendi po dështon që t`i miratojë këto projektligje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ka thënë për Express se pozita nuk po e ka vullnetin për të bashkëpunuar për numrat.

“Arsyeja kryesore është që pozita nuk po i ka numrat. Kjo po reflekton edhe në komisione edhe sidomos në votën e Kuvendit. Në anën tjetër nuk kanë gatishmëri as për të bashkëpunuar ose me i marrë parasysh propozimet e opozitës në këtë rast apo të deputetëve që kanë sugjerime të ndryshme lidhur me projektligjet. Pastaj krejt kjo po reflekton në kuvend dhe kemi një situatë ku kjo Qeveri nuk po arrin që të kalojë as ligjet më të thjeshta”, ka deklaruar ai.

Madje Abrashi theksoi se në pritje ka edhe projektligje të legjislaturave të kaluara.

“Nuk e di numrin saktë mirëpo numri i projektligjeve është shumë i madh meqenëse janë grumbulluar edhe nga mandati i legjislaturës së gjashtë. Saktë nuk e di por është një korpus i ligjeve që janë trashëguar nga legjislatura e gjashtë të cilat i kanë përfunduar shqyrtimet por nuk kanë arrit me kalu në Kuvend sepse pak a shumë problemi i njëjti i mungesës së numrave të pozitës ka qenë edhe në legjislaturën e gjashtë. Në këto raste ato gjithmonë i barten legjislaturës së re”, ka thënë ai për Express.

Në ndëkohë kryetari i Komisionit për Legjislacion Shkëmb Manaj, ka thënë për Expres që për dallim nga dështimi i projektligjeve për miratim në Kuvend, në Komisioni gjendja rezulton të jetë më mirë.

“Aktualisht i kemi 5 projektligje që kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë në Komisionin tonë që i kemi në shqyrtim. Një marrëveshje ndërkombëtare e kemi kaluar dhe është aprovuar në Kuvendin e Republikës. Marrëveshja ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë për personat e dënuar. E kemi edhe kodin civil të Republikës së Kosovës në pritje për miratim. Është shqyrtuar por ende nuk ka vendimmarrje për lexim të parë në seancë. Gjendja në Komision është e mirë dhe pandemia nuk ka ndikuar edhe aq. Projektligjet kanë kaluar pa problem”, ka thënë ai për Express./Gazeta Express/

Download Nulled WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download xiomi firmware
Download WordPress Themes
udemy free download
Previous Post

Hyrja e PDK-së në qeveri, e mundshme vetëm nëse i jepet kryeministri ose presidenti

Next Post

Haradinaj tregon pse nuk e votoi Gjykatën Speciale

Next Post
Haradinaj tregon pse nuk e votoi Gjykatën Speciale

Haradinaj tregon pse nuk e votoi Gjykatën Speciale

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

March 25, 2023
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.