- Reklama -

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi, kush fshihet pas tyre?

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.

Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

- Reklama -

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë, Radio Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS).

Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Image
Foto: Tubimi i studentëve para Fakultetit Juridik në Beograd, 14 janar 2025.
Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Klubi 451” i thirri nacionalistët në protestë

Në protestën e studentëve të mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në Beograd u pa edhe një pankartë ku shkruhej “Rinia, Liria, Atdheu”, e nënshkruar nga shoqata e ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Image
Anëtarë të “Klubit 451” ultra të djathtë.
Në radhët e para të studentëve të mbledhur, Radio Evropa e Lirë identifikoi Zhelko Gërbiqin, anëtar i kësaj lëvizjeje ultra të djathtë.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është student në Fakultetin Juridik në Beograd.

Gërbiqi nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse “Klub 451” ka organizuar shkuarjen e anëtarëve të tij në tubimin protestues.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dhjetë persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Turqi

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 32 kanë pësuar...

Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin në Zvicër

Një 58-vjeçar me shtetësi kosovare është dënuar me 15...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA

“Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort