LAJME

Panika në aeroportin e Prishtinës pas alarmit për bombë, doli të jetë i rrejshëm

Panika në aeroportin e Prishtinës pas alarmit për bombë, doli të jetë i rrejshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2022, 08:30

Një alarm për vendosjen e një bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është dhënë mbrëmë. Pas kontrolleve të Policisë, doli se alarmi ishte i rrejshëm.

Se alarmi ishte i rrejshëm është konfirmuar nga Shpend Maliqi, komandant stacioni.

Fillimisht dyshohej se mjeti ishte në njërin prej avionëve. Informacioni kishte ardhur prej një burimi anonim.

Pas këtij informacioni, ishin kontrolluar çantat e të gjithë pasagjerëve që ishin në aeroplan.

Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika