Situata me COVID-19 në komunën e Rahovecit është nën kontroll edhe përkundër numrit të madh të rasteve që ende janë aktive me virus në këtë komunë.
Por krahas shëndetit publik, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se pandemia COVID-19 kësaj komune i ka sjell humbje të të hyrave për rreth 54 milionë euro.
Kreu i Rahovecit thotë se bashkëqytetarët e tij janë ndërgjegjësuar dhe po i respektojnë masat dhe vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
“Qytetarët e komunës së Rahovecit e kanë kuptuar që respektimi i masave dhe i rekomandimeve të IKSHP-së dhe profesionistëve shëndetësor por edhe i masave të Qeverisës ë Kosovës është ngritur vetëdija dhe lartësuar ndërgjegjja dhe besoj që e kanë kuptuar që respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm dhe është mundësi reale që të krijohen mekanizma mbrojtëse për ta marr virusin dikush e për më tepër mekanizma mbrojtës për ta parandaluar përhapjen”, theksoi i pari i Rahovecit.
Latifi duke iu referuar një raporti të një kompanie konsulente thotë se Rahoveci ka pësuar humbje në të hyra nga fillimi i pandemisë për rreth 54 milionë euro.
“Komuna e Rahovecit prej fillimit të pandemisë e deri më datën 31 dhjetor sipas një përllogaritje profesionale por themi ka pësuar humbje diku rreth 54 milionë euro. Paramendoni sa humbjen të mëdha ka pësuar një komunë e nivelit të mesëm”, tha ai.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për ndihma që u kanë ofruar bizneseve të cilat janë dëmtuar nga COVID-19.
I pari i Rahovecit thotë se prodhuesit që pësuan humbje i kanë ndihmuar përmes granteve dhe subvencioneve të ndryshme.
“Në mars-prill dhe maj me propozimin tim si kryetar Kuvendi i komunës ka miratuar lehtësira për bizneset ka hequr taksën komunale dhe taksën e qirave, dhe po ashtu edh enjë propozim vendim timin për tetor, nëntor, dhjetor e ka miratuar Kuvendi i komunës që ka rrethana lehtësuese për bizneset që jemi të informuar dhe jemi të vetëdijshëm se kanë pësuar humbje evidente gjatë pandemisë .ne kemi krijuar edhe lehtësira përmes përkrahjes direkte që u kemi bërë bizneseve përmes granteve të vogla, subvencioneve apo përmes thirrjeve të ndryshme në të cilat kanë aplikuar bizneset prodhuesit dhe ne i kemi ndihmuar me kapacitet tona si komunë“, u shpreh ai.
E për të gjithë rahovecasit që janë të prekur me koronavirus dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor, Latifi thotë se ato po ofron për qytetarët. Ai thotë se Qendrat e Mjekësive Familjare i kanë mirë të furnizuara me barna nga lista esenciale. Por thotë se edhe stafi mjekësor në këtë komunë nuk ka shpëtuar pa u infektua.
“Personelin shëndetësor e kemi të organizuar jashtëzakonisht mirë është funksional dhe janë të angazhuar. Kemi një rrjet të mirë të Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare bashkë me QMF-të dhe AMF-të nëpër lokalitete. furnizimi me barna esenciale është i mirë furnizimi me materiale mbrojtëse ndaj COVID-19 është i mirë me maska me dezinfektues dhe materiale tjera mbrojtëse. Personeli shëndetësor e ka prekur disa punëtorë shëndetësor”, tha Latifi.