Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një i ri i zhveshur komplet, është hedhur nga një urë në zonën e Institutit.
Sipas Policisë i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe është transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se i riu ka pasur thyerje në gjymtyrët e tij, ndërkohë që ndihma e parë i është dhënë nga vetë ata. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





