LAJME

Pamje – Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozët

Pamje – Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozët
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2021, 17:56

Elita e Policisë së Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarnijë pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës e cila obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjete.

E, sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe pajisje të mitralozëve të cilët janë të vendosur në automjetet policore.

Në zonën ku serbët kanë bllokuar rrugën për qarkullim, aktualisht janë edhe pjesëtarë të FIT-it.

Informacionet e fundit tregojnë se situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë dhe pa tensione.

Më poshtë mund të shihni pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në krye të detyrës në Jarinjë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika