Policia e Kosovës kanë kontrolluar urën mbi Ujman në veri të vendit pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi lokal në gjuhën serbe “KoSSev”, policia shihet duke kontrolluar edhe me qen atë pjesë.
Mbrëmë në fshatin Varragë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka pretenduar se nuk ka të bëjë me rastin.