LAJME

Pamje nga pritja që iu bë presidentes Osmani nga kryeministri tajlandez

Pamje nga pritja që iu bë presidentes Osmani nga kryeministri tajlandez
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 18:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Tajlandë, është takuar sot me kryeministrin e këtij vendi, Prayout Chan-o-cha, me të cilin biseduan për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenca ka publikuar video nga pritja që i është bërë presidentes Osmani kryeministri i Tajlandës, gjeneral Prayut Chan-o-cha, në Bangkok.

Ndryshe, sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim Osmani i ka kërkuar kryeministrit tajlandez përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Tutje në njoftim, bëhet e ditur se në takim me kryeministrin e Tajlandës, Osmani ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika