Policia e Kosovës njoftoi se sot ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj forcave të KFOR-it në protestën e dhunshme të 29 majit në Zveçan.
Në njoftim u tha se i dyshuari, me inicialet N.O., me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, është i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.
Ndërkaq, në pamje shihet momenti i arrestimit të tij.
Arrestimi ka ndodhur në një autolarje, ku mbërrijnë disa automjete të Policisë dhe hasin në të dyshuarin, i cili ngrit duart lart dhe dorëzohet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.
Shikojini pamjet më poshtë:
https://twitter.com/KosovanMan/status/1672172224231473154?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1672172224231473154%7Ctwgr%5E120c68b34ca6b1f3cc01547b274df425b832d050%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fsi-ne-filma-momenti-kur-arrestohet-serbi-i-dyshuar-per-sulm-ndaj-kfor-it%2F