Home LAJME Pamje kur i riu mban në dorë dronin që u rrëzua dje në Mitrovicë

Pamje kur i riu mban në dorë dronin që u rrëzua dje në Mitrovicë

0
Pamje kur i riu mban në dorë dronin që u rrëzua dje në Mitrovicë

Pak më parë u raportua se një dron rreth dy metra ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

Ndërsa tani pamjet në adresë të Sinjalit janë dërguar nga sinjalizuesit.

Sinjalizuesi ka deklaruar se ky dron “ka kapacitet të fluturimit nga 40 kilometra nga pika e lansimit në lartësi deri në 4 mijë e 500 metra dhe qëndron në ajër rreth tri ore, e vihet në lëvizje nga një motër elektrik me helikë”.

Sipas tij, “shkaku i rrëzimit mund të ketë qenë: 1. Era e fortë, 2. Ose ka dal jashtë rrezes së veprimit nga operatori, 3. Ka mundësi të ndërhyrjes në frekuenca të tij nga dikush tjetër dhe ta dezorientojë, dhe 4. ka qëndruar shumë në ajër dhe ka mundur t’i harxhohet bateria – këto pra janë shkaqet që ka mundur të bie në tokë”.

Rreth këtij incidenti është deklaruar për Sinjalin kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Ai tha se nga ky dron nuk është lënduar askush dhe që organet kompetente po merren me hetimet rreth origjinës së tij.

“Informata më të sakta ua jepin Policia se po merren me atë punë, por sa jam i informuar nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Për pjesë tjetër janë organet përgjegjëse”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here