Palokaj: Me këtë ritëm dialogu mund të zgjasë edhe 11 vjet
Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se me ritmin dhe vullnetin e tanishëm të palëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, dialogu mund të zgjasë edhe 11 vite të tjera e të mos arrihet një marrëveshje finale.
“Muaji mars do të vije shumë shpejt dhe ja paskan një propozim kohor për marrëveshje deri në muajin mars të vitit që vjen, me duket tepër ambicioze, me ritmin, gatishmërinë dhe vullnetin e tillë edhe të bashkësisë ndërkombëtare edhe të palëve, dialogu që ka zgjatur 11 vjet, mund të zgjasë edhe 11 vjet të tjera dhe të mos arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”, është shprehur Palokaj.





