- Reklama -

Palmer pas takimeve me Kurtin, Hotin e Osmanin: Institucionet të formohen pa pengesa!

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar detaje nga takimet që dje ka pasur përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.Në një shkrim që ambasada ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thuhet se në takimet e djeshme Palmer e ka theksuar nevojën urgjente që të formohen institucionet pa pengesa politike.

Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

- Reklama -

Palmer dhe Kosnett në takime të ndara virtuale dje janë takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin që ishte i shoqëruar nga Glauk Konjufca, ish-ministër i Punëve të Jashtme.Të njejtët kanë mbajtur takim edhe me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit që doli si më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Palmer dhe Kosnett kanë mbajtur takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe shefen e stafit të tij në kryeministri, Ardita Dushin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort