LAJME

Palmer në Beograd: Amerika mbështet dialogun

Palmer në Beograd: Amerika mbështet dialogun
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2021, 15:21

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer tha në Beograd se se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun, nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë zyrtari i lartë amerikan e bëri gjatë një takimi që pati në kryeqytetine Serbisë me kryeministren Ana Bërnabiq.

Kjo e fundit tha se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun me Prishtinën, e cila duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Bërnabiq e Palmer biseduan në takim për gjendjen e raporteve dypalëshe, vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, njoftoi qeveria serbe.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika