LAJME

Palët pajtohen që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë më 3 prill

Palët pajtohen që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë më 3 prill
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2023, 14:05

Avokati i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Spelimi, Geotrey Roberts, para Dhomave të Specializuara në Hagë ka thënë se në bisedat me Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë marrë vesh që data e fillimit të gjykimit në çështjen penale Thaçi dhe të tjetër të jetë 3 prilli.

Në këtë datë, sipas Roberts, planifikohen deklaratat hyrëse e më pas të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të parë.

“Pavarësisht dallimeve në opinione ose interpretimet ose pozicionet tona me prokurorinë, u munduam që të arrinin një marrëveshje. I falënderoj për pajtimin e tyre për pozicionin tonë, ndërkohë që ua lëmë ju në dorë të nderuar gjyqtarë që të vendosni sa i përket datës së nisjes së procesit”, ka theksuar Roberts.

Përfaqësuesit e ZPS-së pas deklarimit të avokatit të Selimit e kanë konfirmuar se janë dakorduar për ta nisur gjykimin më këtë datë.

Këto komnete janë bërë në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. (Ardit Kika)

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika