Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet në vlerë prej 400 euro.
“Kur jemi te paga minimale, sërish këtu Qeveria është neglizhente dhe nuk ka filluar që ta procedojë në Kuvend, që është e domosdoshme paga minimale dhe kemi thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet 400 euro”, tha Lekaj.





