SPORT

Pak bileta të shitura për ndeshjen ndaj Qipros

Pak bileta të shitura për ndeshjen ndaj Qipros
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2022, 18:04

Numri i biletave të shitura për ndeshjen që Kosova e luan kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është i madh.

Deri më tani, janë shitur më pak se 7 mijë bileta për këtë ndeshje, ka mësuar KOHA të hënën.

Dueli mes Kosovës e Qipros, zhvillohet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e fundit për Kosovën në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve dhe i takon Grupit 2 të Ligës B.

Aktualisht, Kosova ka gjashtë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve të luajtura, një më shumë se Qipro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika