LAJME

Pak besim për heqjen e paralajmëruar të vizave

Pak besim për heqjen e paralajmëruar të vizave
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2022, 16:18

Kriteret janë plotësuar vite më parë, por Evropa ende i mban të izoluar kosovarët – duke mos ua liberalizuar vizat.

Madje për vite ka pasur edhe paralajmërime e data se kur mund të hiqet regjimi i vizave, por kjo vazhdon të mos ndodhë.

Edhe tash qytetarët shprehen skeptikë, kur ka fjalë që qarkullojnë se përfundimisht vizat do të hiqen më 23 qershor, kur do të mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian.

Në një sondazh të bërë online në faqen e KlanKosova.tv, ku kanë votuar qindra veta, rezultati ka dalë i përafërt, në mes opsioneve “PO” dhe “JO, në pyetjen: “A besoni se do të ndodhë së shpejti liberalizimi i vizave?”.

53.5 përqind janë përgjigjur se besojnë që liberalizimi do të ndodhë shpejt dhe 46.4 e besojnë të kundërtën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika