Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka vendosur të mos kandidojë për postin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Për këtë ka përmendur disa arsye, ndërsa ka thënë se edhe Marta Kos, komisioneria për zgjerim, nuk ka qenë pro kandidaturës së tij.
Siç ka thënë ai, afati për aplikim për thirrje për katër emisarë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme ka skaduar të premten.
Pahor ka thënë se një prej arsyeve ka qenë se ka fjalë që do të ketë reduktime në buxhet për emisarët dhe kabinetin e tyre. Në një letër të publikuar nga ai në Twitter, Pahor ka thënë se gjatë bisedimeve zyrtare ka mësuar që BE-ja po kërkonte diplomat dhe jo politikan për të dërguar special.
Pahori ka thënë po ashtu se edhe pikëpamjet e tij për zgjerim dallojnë nga politika e BE-së.
Pahori ka thënë se bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e Serbi më shumë i kanë parë si të rëndësishme dhe me ndikim zgjedhjet amerikane sesa ato evropiane.
“Gjë që flet shumë për autoritetin e procesit të zgjerimit në rajon”, ka thënë ai.
“Game changer”, njeri që ndryshon lojën sa i përket dialogut të Brukselit e ka quajtur veten ish-presidenti slloven, Borut Pahor, në një intervistë në mediumin
Vitin e shkuar, Pahori e pati cilësuar veten si njeri që do ta ndryshonte lojën në dialog. Madje kabineti i tij pati thënë se Pahori ka dokument të përgatitur për të ardhmen e dialogut.
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka nisur angazhimet në synimin për ta pasuar Emisarin e deritashëm në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në kabin
Emisarit aktual, Miroslav Lajçak, i skadon mandati në janar./KOHA/