LAJME

Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars

Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 16:24

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Fatos Geci ka njoftuar se paga e 13-të do të shpërndahet të martën më 31 mars.

Në një shkrim në Facebook, Geci duke publikuar fotografi me ministrin e Financave Hekuran Murati, ka thënë se kohëve të fundit ka pasur informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.

“Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka njoftuar Geci.

Ndryshe, Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika