- Reklama -

Padia e Kelmendit, kryesuesi i KPK-së sqaron arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e u.d. kryeprokurorit të Shtetit

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij nga pozita e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka paditur këtë institucion duke kërkuar anulimin e vendimit.

Lidhur me këto zhvillime brenda KPK-së, sot ka mbajtur konferencë, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Hajdaraj.

- Reklama -

Ai tha se vendimi për shkarkimin e Kelmendi erdhi pas takimit të 20 nëntorit, ku sipas tij Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë e lëshuan mbledhjen “në mënyrë të kundërligjshme dhe e pamundësuan shqyrtimin e raportit zgjedhor për zgjedhjen e prokurorit në Prokurorinë Themelore”.

Hajdaraj shtoi se nga qëndrimet e njëanshme dhe denigruese ndaj Sistemit Prokurorial të shprehura nga Kelmendi është zvogëluar ndjeshëm roli unifikues që i takon Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka cenuar besimin e publikut në Sistemin Prokurorial.

“Për këtë arsye kemi marrë vendim për shkarkimin e tij nga kjo pozitë”, tha Hajdaraj.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e funksionimit të rregullt të Këshillit Prokurorial.

“Tentimi për të penguar punën dhe funksionimin e Këshillit Prokurorial përbën sulm të drejtpërdrejtë në punën e këtij institucioni dhe kërcënim për rendin dhe sigurinë juridike”, u shpreh Hajdaraj.

Hajdaraj ritheksoi se Kelmendi ka pasur detyrë të ndjekë rrugët ligjore dhe jo të organizojë konferenca për të shfaqur pretendime për presion apo shantazh.

“Kësisoj ai nuk e ka kryer detyrën e tij sipas Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ai.

Po ashtu, Këshilli i ka bërë thirrje U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj i cili u emërua më 20 nëntor, të shqyrtojë pretendimet e Kelmendit dhe të hetojë përgjegjësinë e secilit person të përfshirë në këtë rast.

Hajdaraj tutje ka shtuar se sipas Ligjit për KPK-në dhe sipas Kushtetutës secili anëtarë i këshillit është i pavarur në vendimmarrje.

“Lëshimi i takimit dhe më pas deklarimi i tyre në zyrën e Kryeprokurorit të katër antarëve se Besim Kelmendi nuk do ta lëshoj zyrën e tij përbënëmosbindje dhe mospërfillje e qëllimshme të vendimeve të Këshillit”, tha ai. /Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort