Home LAJME Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici

Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici

0
Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se është sulmuar e akuzuar padrejtësisht, dhe sipas saj, asnjëri nga sulmuesit thotë se nuk kanë shkuar të paraqesin lëndën në gjykatë.

Ka thënë se sulmet që janë drejtuar ndaj saj kanë hyrë në një sferë të shkeljes edhe të bërjes së veprave penale, për çka tha se secilin sulm tashmë e ka adresuar në polici.

Pacolli thotë se ka arritur që këtyre ditëve të mendohet se çka mund t’i ketë sjellë sulmet që thotë se janë bërë të njëpasnjëshme ndaj saj.

Me adresuar siç e kam adresuar unë çështjen e pronave edhe këta mund ta adresojnë keqpërdorimin e detyrës zyrtare, asnjëri nuk kanë shkuar.

“Kam menduar ditëve të fundit se çfarë është ajo që unë paskam bërë gjatë punës sime si deputete në Komisionin për Mjedis që ua paskam prishur interesat aq shumë. Sot  po mendoja që janë dy prej tyre, e ditëve në vijim do të mendoj edhe për të tjerat se më duhet t’i gjej lidhjet. Ndalja e shkatërrimit të mjedisit e mbrojtjes së Rrafshit të Dukagjinit nga ndotja e një çimentoreje që planifikohej të ndërtohej në Klinë. Kjo ka qenë në vlerë prej 220 milion eurove dhe është pronë e Devollëve. Unë kam qenë ajo aktivisht me qytetarët e kësaj ane që e kemi ndalur”, tha Pacolli.

Gjithashtu, ajo tha se përmes komisionit të Kuvendit ku ajo ishte pjesë prishën interesa të mëdha.

“Hera e fundit kur ne kemi marr një vendim tjetër , që është një vendim shumë i madh dhe ka prishur interesa shumë të mëdha që përmes komisionit ta hetojmë tjetërsimin e pronave publike të Fakultetit Teknik dhe ish-RTP-së dhe prokuroria po heton e ka edhe arrestime në këtë drejtim”, tha tutje Pacolli në RTK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here