LAJME

Pacolli reagon pas vendimit të Qeverisë: S’po ia marr shtetit 6.7 milionë euro, vetëm po i rikthej mjetet e mia

Pacolli reagon pas vendimit të Qeverisë: S’po ia marr shtetit 6.7 milionë euro, vetëm po i rikthej mjetet e mia
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2025, 17:15

Kryetari i Aleancës Kosova e Re – AKR, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin “Grand Hotel”.

Pacolli ka thënë se ai vetëm po i rikthen mjetet e tij financiare të cilat thotë se i “ishin rrëmbyer padrejtësisht”.

“Nuk e di pse disa më përflasin, duke më akuzuar sikur po i marr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro.  E vërteta është krejt ndryshe: unë vetëm po e rikthej  mjeteve e mia, të cilat ‘njerzit e fortë’ të këtij shteti, në emër të këtij shteti m’i kanë rrëmbyer padrejtësisht. Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi. Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar”- ka shkruar Pacolli në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika