LAJME

Pacolli ndalon prerjen e drunjve pa leje nga Ministria e Mjedisit

Pacolli ndalon prerjen e drunjve pa leje nga Ministria e Mjedisit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2026, 18:44

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka nxjerrë vendim për forcimin e mbrojtjes së drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën.

Sipas këtij vendimi, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqimin paraprak të Ministrisë së Mjedisit.

Po ashtu, komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Vendimi parasheh gjithashtu që çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor.

Për çdo dru të larguar do të zbatohet parimi “1 me 3”, që nënkupton mbjelljen e tre drunjve të rinj si zëvendësim.

Ministria ka bërë të ditur se qëllimi i këtij vendimi është ruajtja e natyrës, rritja e sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimi i mjediseve më të shëndetshme për qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika