LAJME

Pacolli flet për sigurinë e punëtorëve shqiptarë në Kazakistanin e trazuar

Pacolli flet për sigurinë e punëtorëve shqiptarë në Kazakistanin e trazuar
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2022, 18:52

Islam Pacolli nga kompania Mabetex ka folur për sigurinë e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan ku po zhvillohen protesta.

Ai në emisionin “60 minuta” në KTV ka thënë se është një situatë që për momentin të gjithë punëtorët e kompanisë janë të siguruar.

Sipas tij as vijimi i punëve nuk është ndërprerë.

“Ne kemi pas kontakte vazhdimisht me punëtorët dhe gjithashtu ata kanë kontaktuar edhe me familjarët e tyre. Derisa nuk ka asnjë cenim të sigurisë, nuk ka arsye as të paragjykojmë ne tash. Është situatë stabile momentalisht”, ka thënë ai.

Protestat në Kazakistan nisën më 2 janar për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve dhe eskaluan më pas. Në total në protesta vdiqën 164 persona, prej tyre 16 anëtarë të forcave të sigurisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika