Zëvendës ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi – Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli dhe kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, vizituan njërin prej klubeve më të vjetra të bjeshkatarisë në Kosovë, shoqatën e bjeshkatarëve “Sharri”.
Pacolli, Arapi – Krasniqi dhe Haskuka takuan anëtarët e ShB “Sharri”, diskutuan projektet e mundshme për zhvillimin e turizmit malor

Siç bën të ditur Arapi – Krasniqi, ShB “Sharri” sivjet shënon vitin jubilar të 75-vjetorit të themelimit, me një anëtarësi që numëron mbi 120 bjeshkatarë aktivë.
Ajo thekson se së bashku diskutuan për projekte të ndryshme, duke vlerësuar përvojën dhe njohuritë e tyre që mund të kontribuojnë në mbrojtjen e parqeve kombëtare dhe zhvillimin e turizmit malor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

