Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me pacientin B.A, i cili është larguar gjatë ditës së djeshme nga kjo qendër, në orët e mëngjesit.





