LAJME

Pa iu trembur syri, kryeministrja suedeze njofton se Suedia ka gati aplikimin në NATO

Pa iu trembur syri, kryeministrja suedeze njofton se Suedia ka gati aplikimin në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2022, 14:27

Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha të hënën në Stokholm se vendi do të aplikonte për t’u përfshirë në aleancën e mbrojtjes.

Paraprakisht, pothuajse të gjitha partitë në Parlament kishin shprehur mbështetjen e tyre për një kërkesë për anëtarësim. Pavarësisht kërcënimeve ruse, kryeministrja suedeze ka thënë se shteti i tyre është i vendosur për anëtarësim në NATO dhe se beson në përkrahjen e shteteve anëtare të NATO-s.

“Suedia ka nevojë për garanci formale të sigurisë që vijnë me anëtarësimin në NATO. Po ndodhë një ndryshim historik në politikën e sigurisë së vendit tonë” tha ajo./Indeksonline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika