- Reklama -

OVL-UÇK përshëndet vendimin e Supremes: Fitore e drejtësisë dhe e ligjit për veteranët e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar një nen të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025 të Ministrisë së Financave, që sipas organizatës ishte diskriminues dhe u mohonte veteranëve të drejtën për kompensim financiar.

Në reagimin e OVL-UÇK-së thuhet se ky vendim përbën “një fitore të drejtësisë dhe të ligjit”, pasi rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, ndonëse të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve.

- Reklama -

Gjykata Supreme me të drejtë ka konstatuar se e drejta e veteranëve nuk mund të varet nga fakti nëse janë apo jo në marrëdhënie pune, por nga natyra e punëdhënësit.

Kjo nënkupton se përjashtim nga përfitimi kanë vetëm ata që paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa të punësuarit në sektorin privat gëzojnë të drejtën ligjore për kompensim, thuhet në reagim.

Organizata e ka cilësuar këtë vendim si një konfirmim të qartë se ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë nuk mund të deformohet me akte nënligjore, duke shtuar se çdo përpjekje për kufizim të paarsyeshëm të të drejtave të veteranëve bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe me vlerat e luftës çlirimtare.

Në fund të reagimit, OVL-UÇK ka falënderuar Gjykatën Supreme për “vendimmarrjen e drejtë dhe të guximshme, e cila kontribuon në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e të drejtave të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.”

Çfarë vendosi Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës më 28 tetor 2025 ka shfuqizuar nenin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, i cili kërkonte dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që veterani “nuk është në marrëdhënie pune” si kusht për përfitimin e pensionit të plotë si veteran.

Sipas Supremes, kjo kërkesë është në kundërshtim me rregullimin e ri ligjor, pasi ligji përcakton qartë që veteranët e UÇK-së që punojnë jashtë institucioneve që paguhen nga buxheti i shtetit dhe jashtë ndërmarrjeve publike, gëzojnë të drejtën për kompensim financiar.

Në interpretimin e saj, Gjykata ka bërë të qartë se përcaktimi “nuk është në marrëdhënie pune” bie ndesh me rregullimin e ri ligjor të paraparë në nenin 16A, paragrafi 5 të Ligjit, dhe për këtë arsye nuk mund të shërbejë si kriter ligjor për kufizimin e së drejtës së veteranëve të UÇK-së për përfitim financiar, për aq sa ata nuk paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort